Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Qerim Ujkani

12.03.2015 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Qerim Ujkani

Sot, rreth orës 13:00, është ndarë nga jeta shkrimtari, poeti dhe redaktori i emisioneve letrare nga proza dhe poezia në Radio Prishtinë, Qerim Ujkani.

Ujkani u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 13:00 nesër (13.03.2015) në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Biografi

Qerim Ujkani u lind më 1937 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, kurse në Beograd studioi shkencat juridike.

Ishte redaktor i emisioneve letrare nga proza dhe poezia në Radio Prishtinë.

Ka shkruar poezi dhe prozë si dhe është marrë me përkthime letrare nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe.

Ka botuar mbi 20 libra me poezi dhe prozë: Hullinat – 1963, Përralla e votrës – 1964, Tingujt e vendlindjes (vjersha për fëmijë) – 1967; Deti ose poema e shqetësueme, “Rilindja” 1968; Pagëzime, “Rilindja” 1969; Antisonete, “Rilindja” 1972;Pasthirmë, “Rilindja” 1974 e ribotuar më 1981; Lartësi toke, “Rilindja” 1979; Gjaku im (vjersha të zgjedhura) “Naim Frashëri”, Tiranë 1980; Hije e këputur, “Rilindja”, 1982, Dielli që po e krijoj (vjersha të zgjedhura – zgjedhja dhe parathënia, Hysni Hoxha), “Rilindja”, Prishtinë, 1983; Përrallë erërave, “Rilindja”, Prishtinë 1986; Mesjetarë të përjetshëm, “Rozafa”, Prishtinë, 1977; Kthimi i ushtarit në shtëpi, “Rozafa”, Prishtinë 1997; Mëkatet e errësirës, Lidhja e shkrimtarëve e Kosovës, Prishtinë, 1997; Malli i atdheut, (Antologji e poezisë shqipe me temën e mërgimit, koautor me I. Prokshin) Shoqata për kthimin e të Shpërngulurve në trojet e veta, “Dukagjini”, Pejë, 1995; Elegji mëngjesore, “Nositi” Prishtinë, 2009, Qyteti i zi, Prishtinë, 2011.

Në gjuhën serbokroate botoi:Krstenja (Pagëzimet) vjersha të zgjedhura, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1975; Dolazak u jedan grad (Ardhja në një qytet), vjersha të zgjedhura, parathënia dhe përkthimi i Hasan Mekulit, Veselin Maslesa, Sarajevë, 1980.

Nga serbokroatishtja përktheu: Gurë dhe ëndrra, vjersha të zgjedhura të Jure Kashtellanit, “Rilindja”, 1977; Ujëvara, vjersha të zgjedhura të Dobrisha Cesariqit, “Rilindja”, 1979; Çështje të romanit (bashkë me M. Kërnjën), “Rilindja”, 1980.

Përktheu shumë poetë dhe prozatorë jugosllavë dhe botërorë nga serbokroatishtja.

U prezantua në antologjitë dhe panoramën e poezisë bashkëkohore shqiptare në gjuhën shqipe, serbokroate dhe disa gjuhë botërore, ndër të cilat në italisht, spanjisht, frëngjisht, polonisht, anglisht etj.

Ndërsa në kuadër të “Letërsia e shekujve”, vëllimi XXXIII, Milano, u prezantua në mesin e 15 poetëve shqiptarë të të gjitha kohërave. Zgjedhja dhe përkthimi italisht, Namik Resuli. Qerim Ujkani vdiq në Prishtinë më 12 mars 2015.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik