Pse Mimoza Kusari- Lila nuk e lejoi Pacollin, që AKR të hynte në koalicion parazgjedhor?!

12.03.2015 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pse Mimoza Kusari- Lila nuk e lejoi Pacollin, që AKR të hynte në koalicion parazgjedhor?!

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila e cila po pretendon që të marrë edhe timonin e Aleancës Kosova e Re, e cila për disa vjet me radhë u udhëheq nga ana e Behgjet Pacollit, është ajo që i ka kontribuar shumë që kjo parti të mbetet jashtë Kuvendit.
Burime të Gazetës Blic brenda AKR-së kanë bërë të ditur se Kusari- Lila kishte insistuar me çdo kusht që të mos shkohet në koalicion parazgjedhor as me PDK-në e as me LDK-në.
“Kusari- Lila ka qenë kundër koalicionit parazgjedhor. Edhe pse ka qenë disponimi i shumicës së partisë që të shkohet në koalicion parazgjedhor, për faktin se e dinim fuqinë që e kishim si parti, zëvendëspresidentja e partisë ka këmbëngulur që të shkohet në zgjedhje vetëm”, tha ky burim.
Sipas këtij burimi, falë Mimoza Kusarit kjo parti sot është jashtë loje.
“Nuk i dijmë arsyet për këtë insistim të saj, mirëpo ky veprim i partisë për të garuar vetë, ka dëshmuar se ka qenë një gabim i pafalshëm”, thotë ky burim.
Lideri aktual, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se shumë shpejt do të largohet nga drejtimi i partisë, derisa sipas të gjitha gjasave ajo do të vij në krye të partisë.
Burime të Gazetës Blic kanë thënë se Kusari- Lila tashmë e ka edhe strategjinë se si ta drejtoj partinë dhe se si do të garoj në zgjedhjet e përgjithshme.
“Në zgjedhjet e ardhshme ajo nuk do të garoj sikurse në zgjedhjet e fundit. Ajo është në negociata me PDK-në që kurdo që mbahen zgjedhjet, të shkojnë në koalicion parazgjedhor”, tha ky burim.
Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me zyrtarët e AKR-së për këtë çështje, mirëpo askush nuk ka pranuar që të flas rreth kësaj çështje.
Zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari- Lila gjatë ditës së djeshme e ka pritur njeriun e dytë të PDK-së, Kadri Veselin. Kusari- Lila pos që e ka vlerësuar lartë këtë vizitë të Veselit në komunën e Gjakovës, ajo është kujdesur që t’ia bëjë edhe një befasi. Ajo e ka takuar Veselin me mësuesen e tij.
Mimoza Kusari- Lila ka qenë edhe zëvendëse e Hashim Thaçit, gjatë qeverisjes Thaçi 2./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

Haxhiu pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë”, dalin nga miniera

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Kandidimi i hoxhës Osman Musliu për deputet, BIK: Vendimi për masa i takon Kryesisë

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit “Sami Serbia”

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

LVV publikon foton: Mehani u sulmua brutalisht nga Sami Lushtaku

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Sami Lushtaku e rrah kryetarin e VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Peja i pret Osmanin e Abdixhikun: Gati për rrugëtimin që kemi përpara!

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Jonuzi: Gjendja e minatorëve stabile, njëri ka shqetësime të vogla

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza pret Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Dënohen për korrupsion dy ish-zyrtarë të “Pallatit të Rinisë”, njëri me 3 vjet e 6 muaj burgim, tjetri me 1 vit

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Kjo është gjendja e 18 minatorëve të ngujuar në “Trepçë”

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn

Vëllezërit e Hashim Thaçit takohen me Fatmir Limajn