Zyrtarët e qytetit të Moskës thonë se po planifikojnë një shërbim që t’ju lejojë shtëpiakeve të marrin me qira “burra” për një orë për t’i bërë punët e shtëpisë.
Andrei Besshtanko nga Departamenti për Mbrojtje Sociale i Moskës ka thënë se shërbimi “bashkëshort për një orë” do t’u mundësojë banoreve të sigurojnë shërbime të një punëtori për të kryer punët siç janë rregullimi i gypave të ujit apo vendosja e rafteve.
Besshtanko thotë se shërbimi do të jetë pa pagesë për shtëpiaket me të hyra të vogla dhe do të jetë në dispozicion edhe për të tjetër, por për një pagesë simbolike, transmeton Koha.net.
Një sërë biznesesh private në Rusi ofrojnë shërbime të ngjashme. Kompania moskovite “Burrë për një orë” ofron “burra të rinj e të fuqishëm me një sërë shkathtësish teknike” në dispozicion për një orë të rërë brenda ditës.
Zyrtarët e kompanisë thonë se shërbimi ka për synim gratë beqare, por shfrytëzohet edhe nga familjet e reja që kanë mungesë të shkathtësive teknike dhe për të moshuarit.