Roboti që luan në violinë (Video)

E publikuar: 11/03/2015 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ro-Bow, një skulpturë kinetike dhe një robot që luan në violinë në një pajisje të vetme. Roboti violinë mund të luajë muzikë duke përdorur aktivuesit elektromagnetikë.

Inxhinieri mekanik Seth Goldstein ka krijuar këtë violinë unike, e cila përmban katër gishta mekanikë të pajisur me helikë dhe aktivizues, që kontrollohen nga një kompjuter.

Ro-Bow mund të prodhojë muzikë duke përdorur një tastierë elektronike që gjeneron një skedar MIDI. Violina mund të prodhojë melodi të shpejta, si vallja e shpejtë irlandeze, apo melodi të ndjeshme, si ‘Amazing Grace”.

/krokodili.al/