Kosova nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në Këshillin e Europës

11.03.2015 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në Këshillin e Europës

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Anne Brasseur, tha të martën në Beograd se Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.
Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është përmendur shpesh nga institucionet e Kosovës, ndërsa zyrtarët në Strazburg lënë të kuptojnë se një aplikacion eventual do të shqyrtohet pozitivisht.

“Kosova ende nuk ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (CoE) si një anëtare”, tha Anne Brasseur.

E pyetur për “shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës” në një konferencë shtypi pas fjalimit të saj në parlamentin e Serbisë, Brasseur u tha gazetarëve se “janë duke u përgatitur programe që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë në Kosovë”.

“Këto programe janë duke u realizuar në bashkëpunim me Serbinë. Serbia i jep përkrahje të Këshillit të Evropës në këtë drejtim”, theksoi ajo.

Brasseur vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe komunikimit ku opinionet nuk janë të imponuara mbi palët e përfshira.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është t’u mundësojmë qytetarëve të Kosovës të përfitojnë nga të drejtat që rrjedhin nga Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut. Në këtë moment, qytetarët e Kosovës nuk mund të përdorin Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, tha Brasseur.

Ndërsa në fjalën e saj në Kuvendin e Serbisë, presidentja e Asambles Parlamntare të Këshillit të Evropës përshëndeti “zhvillimin pozitiv në dialogun Beograd-Prishtinë”, duke shprehur besimin se do të bëhet progres edhe më i madh në të ardhmen. /kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje