Ky është opsioni B i Enver Hasanit!

11.03.2015 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ky është opsioni B i Enver Hasanit!

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani assesi nuk do të mbetet i “papunë” edhe pas skadimit të mandatit në krye të instancës më të lartë gjyqësore në vend. Ndonëse planet e tij kanë qenë që ai të vij në pozitën e Kryeprokurorit, megjithatë ky plan duket se nuk do t’i realizohet.
Dy janë pengesat kryesore për realizimin e kësaj “ëndrre”.
Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit. Sipas këtij burimi, pengesa e parë për zgjedhjen e Enver Hasanit në krye të organit të akuzës paraqet aspekti ligjor, për faktin se me ligjet aktuale për të qenë në pozitën e kryeprokurorit secili kandidat duhet të ketë qenë prokuror. Hasani asnjëherë nuk ka punuar si prokuror e as si gjyqtarë.
“Njerëzit e PDK-së i patën dhënë mbështetje të fuqishme Hasanit për të ardhur në krye të organit të akuzës, mirëpo për shkak se nuk do të jetë aq i lehtë ndryshimi i legjislacionit, si dhe presioni që mund të vij nga opinioni publik, sidomos nga mediet dhe opozita, ka bërë që të hiqet dorë nga ky pretendim”, ka thënë ky burim.
Edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në një deklaratë që e ka dhënë për medie ka thënë se në pozitën e kryeprokurorit mund të vijnë vetëm ata kandidatë që kanë punuar prokuror, duke ia “shuar” kështu shpresat Enver Hasanit.
Dhe pengesa e dytë, sipas burimeve të Gazetës Blic që Enver Hasani nuk mund të jetë në krye të Prokurorisë së Shtetit, është Isa Mustafa. Kryeministri i vendit, nuk ka raporte të mira me Hasanin që nga koha kur është marrë vendimi që zgjedhja e Mustafës në krye të Kuvendit, është cilësuar si jo kushtetuese.
Megjithatë, PDK nuk do ta lë Enver Hasanin me gishta në gojë.
Deri më tani partia e drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli ia ka dhënë disa propozime Enver Hasanit, pas përfundimit të mandatit në krye të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të ndodh në qershor.
Hasani momentalisht si plan B, e ka shkuarjen si ambasador në ndonjë nga vendet evropiane, më saktësisht në vendet skandinave. “Hasanit i janë dhënë disa opsione të mira. Mirëpo, duket se ai do të përzgjedh pozitën e ambasadorit”, tha ky burim.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me Enver Hasanin për të marrë vesh se cili do të jetë vendimi për të ardhmen e tij pas përfundimit të mandatit në krye të Kushtetueses, mirëpo kontakti më të ka qenë i pamundur.
Enver Hasani ka qenë në thumb të kritikave nga ana e partive të Blloku LVAN, pas vendimit që Gjykata Kushtetuese kishte marrë duke ia njohur vetëm PDK-së të drejtën për të pasur kryetarin e Kuvendit.
Hasani po akuzohet edhe nga ana e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi për falsifikim të nënshkrimeve me rastin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarit amerikan në Gjykatën Kushtetuese. Kurteshi, madje ka akuzuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe shefin e EULEX-it se po e pengojnë në hetimin e këtij skandali./ Gazeta Blic

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje