Kur Pacolli i kishte miq Haradinajn e Krasniqin [foto]

10.03.2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kur Pacolli i kishte miq Haradinajn e Krasniqin [foto]

Presidenti në largim i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pas njoftimit se do të shkyçet nga jeta politike, si duket ka nisur të ndjehet nostalgjik.

Së fundmi, ai ka postuar disa fotografi në Facebook me politikanët aktivë të Kosovës, me të cilët nuk është se ka pasur raporte të mira, së paku jo politike.

Mirëpo, ai thotë se politika ka bërë që raportet e tij me disa prej politikanëve të përkeqësohen.

“Duke shikuar në fotot e kohës kur s’isha në politikë, gjeta, pos tjerash edhe këtë foto me Ramushin. Me Ramushin kemi patur marrëdhënie shumë të mira, me të e me familjen e tij. Ramushi e ka një babë të mrekullueshëm që e kam vizituar në të gjitha kohërat. Politika, (ndoshta) apo njerëzit e tij (me siguri) i kanë dëmtuar marrëdhëniet tona. Kam shumë respekt për sakrificat e tij dhe familjes së tij”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, në një fotografi tjetër të postuar me Jakup Krasniqin dhe me ish-bashkëshorten e tij, Ana Oxa, Pacolli ka treguar se fotoja është bërë më 1999 në Lugano.

“Duke shikuar në albumet e mia hasa në këtë foto. Me Jakup Krasniqin në vitin 1999 gjatë qëndrimit të tij si mysafir i imi në Lugano”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se Pacolli dhe Krasniqi kanë zhvilluar një luftë fjalësh rreth një vit më parë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Pacollit president dhe për shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Një komentues i ka shkruar një thënie të moçme, për të cilën ai është pajtuar.

“Sa pata qura e qurana, pata miq e jarana… po i bie”, ka shkruar komentuesi, ndërsa Pacolli ia ka kthyer: “Vërtetë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje