Rreth 9 përqind të ferizajasve vuajnë nga diabeti

10.03.2015 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rreth 9 përqind të ferizajasve vuajnë nga diabeti

Qendra diabetike në Ferizaj, mëton të bëhet qendër kryesore e diabetëve për tërë Kosovën. Kështu u vlerësua në një takim që kreu komunal, Muharrem Svarqa e zhvilloi me përfaqësues të Fondacionit botëror të Diabetit dhe atyre të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Svarqa shtoi se në këtë rrafsh do të përkrahin çdo nismë për trajtim të pacientëve me diabet.

“Udhëheqësit e Fondacionit Botëror të Diabetit, në mesin e të cilëve edhe menaxheri për Kosovë, por që zonjat e nderuara Metier dhe Suzane, konfirmuan bashkëpunimin që do të vazhdojë në kuadër të të gjitha projekteve që kanë të bëjnë me diabetin dhe me përkrahjen konkrete të të gjitha programeve të cilat ka kaluar kështu si një pretendente për t’u shndërruar në një qendër diabetike për tërë Kosovën”,tha i pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Ky fondacion ka investuar kohë më parë në dy qendra të mjekësisë familjare. Se këto dy qendra i kanë shfrytëzuar mirë investimet në favor të trajtimit të duhur të diabetikëve, theksoi edhe koordinatorja e programit nga ky fondacion.

“Ju i keni arsyetuar investimet që ne i bëmë kohë më parë në dy qendra të mjekësisë familjare në Ferizaj. Vetëm dëshiroj që të avancohet edhe më tej sistemi i edukimit, të ndryshohet stili i jetesës dhe të kihet parasysh marrja e ushqimit të shëndetshëm”, tha koordinatorja e programit, Susanne Brixtofte Olejas.

Menaxheri i këtij fondancioni në Kosovë, Luan Gola tha se edhe në të ardhmen do të mbështeten nismat e projekteve nga kjo qendër shëndetësore në Ferizaj.

Dy qendrat diabetike në Ferizaj, njëra për edukim dhe tjetra për trajtim, ka vite që janë hapur dhe në to marrin trajtime ditore dhjetëra pacientë.

Ndërkaq sipas statistikave të këtyre qendrave rreth 9 për qind e ferizajasve vuajnë nga sëmundja e diabetit./KosovaPress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”