JA DISA FAKTE RRETH VARËSIVE SEKSUALE:
*Varësia seksuale është një gjendje ku i sëmuri bëhet tepër i preokupuar me mendime apo sjellje që i japin efekt për dëshirë seksuale.
*Më shumë se 30 milionë njerëz mendojnë që vuajnë nga varësia seksuale në Shtetet e Bashkuara.
*Paraphilia hyn tek sëmundjet për njerëzit me çrregullime seksuale nga objekte apo veprime që konsiderohen jo joshëse.
*Të varurit seksual mund të jenë ose paraphilik ose jo . Njerëzit jo paraphilik janë klasifikuar nga Manuali i Statistikave të Çrregullimeve Mendore (DSM) si çrregullim seksual.
*Nuk ka faktorë adekuat që mendohet të shkaktojë varësisë seksuale, por mendohet të jenë faktorët biologjik, psikologjik, dhe social që kontribuojnë në zhvillimin e këtyre çrregullimeve.
*Të varurit nga seksi janë përshkruar si njerëz që vuajnë nga një model negativ i sjelljes seksuale që çon në probleme apo ankthe.
*Nuk ka asnjë metodë që definitivisht tregon që dikush ka një varësi seksuale.
*Ilaçet kundër depresionit dhe medikamentet që ulin hormonet mashkullore janë terapia që trajton këtë sëmundje.
*Parandalimi i varësisë seksuale mund të përfshijë terapi që rrisin vetëbesimin dhe trajtimin e problemeve emocionale.
*Për të parandaluar këtë varësi duhet të bëhet një edukim i fëmijëve për rreziqet e përdorimit të tepruar të internetit dhe të faqeve pornografike.