Isa Mustafa edhe pse mban postin e kryeministrit, megjithatë Hashim Thaçi dhe partia e tij, PDK deri më tani po tregohen se ata kollen për gjithçka.
Gazeta Blic ka marrë vesh se ka pasur mospajtime ndërmjet partnerëve të koalicionit sa i përket financimit të atyre që do të akuzohen nga ana e Gjykatës Speciale. Sipas këtij burimi, LDK ka qenë kundër financimit të individëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mund të akuzohen, derisa PDK ka insistuar me çdo kusht në realizimin e këtij objektivi.
“Ka pasur përplasje në këtë aspekt. Mirëpo, si duket PDK e fitoj përfundimisht edhe këtë betjë”, ka thënë ky burim.
Qeveria e Kosovës para disa ditësh në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim që të ekzekutivi të marrë përsipër pagesën e avokatëve për të gjithë personat të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale.
Pra, me miratimin e Projektligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Qeveria ka marrë përsipër që t’i paguaj shpenzimet e avokatëve për të akuzuarit.
As nga Partia Demokratike e Kosovës e as nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur që të flasin rreth kësaj çështjeje zyrtarisht,
PDK deri më tani po tregohet shumë më e fuqishme në qeverisje, ndonëse ekzekutivin e drejton kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Shefi i Qeverisë është ankuar ndaj Radio Televizionit të Kosovës që po e injoron institucionin e Kryeministrisë, si dhe ndaj zgjedhjes së Agron Mustafës në krye të PTK-së.
PDK e LDK arritën koalicion pesë muaj pas bllokadës institucionale që ndodhi në vend, me krijimin e Bllokut LVAN. PDK ndonëse partia më e madhe, u detyrua që të heq dorë nga posti i kryeministrit, vetëm e vetëm që të mos mbetet në opozitë. Në anën tjetër, Isa Mustafa edhe pse vjen nga partia e dytë, LDK, hiq më pak se tetë deputetë të partisë së tij nuk ia dhanë besimin në Kuvend./ Gazeta Blic
Hashim Thaçi e mposhtë Isa Mustafën edhe për Gjykatën Speciale!
NGA KATEGORIA