Rruga “Slobodan Milosheviq” në Ranillug?

09.03.2015 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rruga “Slobodan Milosheviq” në Ranillug?

Kërkesa për emërtimin e një rruge me emrin eSlobodan Millosheviqit, në komunën e Ranillugut, është miratuar, “sipas procedurave të Kuvendit të kësaj komune” dhe tashmë pritet vetëm vendosja e tabelës që bartë këtë emër.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Sasha Alleksiq, kryesues i Kuvendit të Komunës së Ranillugut.

“Unë jam përfaqësues i pushtetit legjislativ. Në bazë të të gjitha normativave dhe në bazë të ligjeve – konkretisht, pasi që atje ekziston një rrugë me emrin Slobodan Milosheviq – i kemi udhëzuar këshillat e fshatit dhe këshilltarët që t’i bëjnë listat e rrugëve”.

“Ata i kanë dorëzuar ato lista dhe ne vetëm i kemi zbatuar procedurat e Kuvendit. Unë nuk kam kompetenca të drejtpërdrejta dhe as jo të drejtpërdrejta që të bëj presion mbi qytetarët. Unë vetëm e respektoj vullnetin e qytetarëve që më kanë sjellë në këtë vend”, tha Aleksiq.

Millosheviq ishte akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve të 90-ta.

Millosheviq është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006.

Alleksiq thotë se e ka të qartë se emërtimi i rrugës me emrin eMillosheviqit mund të nxis reagime, por ai, siç thotë, “nuk mundi të bënte asgjë më shumë se sa ta zbatonte ligjin”.

Megjithatë, ai ka shpjeguar se miratimi i Kuvendit Komunal të Ranuillugut për emërtimin e rrugëve, nuk është hapi i fundit në këtë proces.

“Mund të ekzistojë një vendim i kryetarit, apo Ministrisë (së Administrimit të Pushtetit Lokal), për kthimin e kësaj çështjeje në procedurë të Kuvendit. Ekzistojnë mundësitë që kjo të hidhet poshtë. Ta zëmë që nesër mund të më vijë vendimi nga ministria për anulimin e këtij vendimi dhe unë si kryetar i Kuvendit të komunës, jam i obliguar që sërish ta kthej në shqyrtim”, theksoi Alleksiq.

Në anën tjetër, lidhur me vendimin që ka marrë Kuvendi i Komunës së Ranillugut, tashmë është në dijeni edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë, se këtë çështje tashmë e kanë diskutuar me kryetarin e kësaj komune, Gradimir Nikiq.

“Ne kemi biseduar me kryetarin e komunës dhe ai ka kërkuar që Kuvendi ta rishqyrtojë atë vendim, posaçërisht me theks për rrugën e kontestuar, e cila tanimë është bërë e njohur për mediet. Kështu që ne duhet të presim se si do të reagojë Kuvendi i Komunës, e më pas ne mund të ndërmarrim ndonjë veprim. Ne tash po i shqyrtojmë mundësitë tona”, tha Gecaj.

Edhe kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Nikiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se çështjen e emërtimit të rrugës me emrin e Slobodan Millosheviqit, e ka kthyer në kuvendin e kësaj komune për rishqyrtim, raporton rel.

“Unë nuk e shqyrtoj, por shqyrtimin e bën komuna dhe unë tashmë e kam kthyer, për shqyrtim të sërishëm në kuvend. Kështu që, askush nga ministria nuk mund të më kërkojë të bëj diçka, të cilën tashmë e kam bërë, madje para se të ngrihet kjo zhurmë”, theksoi Nikiq.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Ranillugut udhëhiqet nga përfaqësues të Listës Serbe.

Vetë komuna ndërkaq është krijuar gjatë procesit të decentralizimit të pushtetit qendror, të paraparë me planin e Marti Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

A do të japë dorëheqje? Abdixhiku: As që vjen në shprehje, mos t’i fërkojnë duart

Osmani: Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë

Osmani: Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë

Ish-ushtari i UÇK’së: Kurti ka hangër e ka pi në kullën e Haradinajve, Ramushi e ka strehu kur e kërkonte policia

Ish-ushtari i UÇK’së: Kurti ka hangër e ka pi në kullën e Haradinajve, Ramushi e ka strehu kur e kërkonte policia

Ambasadori i Suedisë përmend Rugovën për çështjen e presidentit: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Ambasadori i Suedisë përmend Rugovën për çështjen e presidentit: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Veliu i quan të drejta kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, thotë se reagoi me arrogancë ndaj degëve: Po sillet si pronar partie

Veliu i quan të drejta kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, thotë se reagoi me arrogancë ndaj degëve: Po sillet si pronar partie

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Çitaku për gazin amerikan: Është çështje për sigurinë kombëtare të Kosovës

Çitaku për gazin amerikan: Është çështje për sigurinë kombëtare të Kosovës

AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan

AGK-ja e dënon pengimin e punës së ekipit të TV Dukagjini në Gjilan

Mbyllen tri qendra masazhi në Kosovë, shqiptohen pesë gjoba

Mbyllen tri qendra masazhi në Kosovë, shqiptohen pesë gjoba

Apeli prish vendimin që i lejonte nënës ta merrte fëmijën jashtë Kosovës, rasti kthehet në rigjykim

Apeli prish vendimin që i lejonte nënës ta merrte fëmijën jashtë Kosovës, rasti kthehet në rigjykim

Damka: Do ta votojmë pa kushte Qeverinë Kurti, nuk kërkojmë poste

Damka: Do ta votojmë pa kushte Qeverinë Kurti, nuk kërkojmë poste

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak ndërkombëtar në Britani

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak ndërkombëtar në Britani

Mbahet ligjëratë për akademikun Rexhep Qosja në 90-vjetorin e lindjes, vlerësohet trashëgimia e tij intelektuale

Mbahet ligjëratë për akademikun Rexhep Qosja në 90-vjetorin e lindjes, vlerësohet trashëgimia e tij intelektuale

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk iu ka mbyllur derën diskutimeve, vendimi do të merret pas vlerësimeve të ekspertëve

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk iu ka mbyllur derën diskutimeve, vendimi do të merret pas vlerësimeve të ekspertëve

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar