Në kërkimet pedagogjike, koncepti i të mësuarit duke mësuar është një teknikë e njohur dhe e suksesshme. Ideja është që fëmijët kanë më shumë interes dhe besim tek një objekt kur është dikush tjetër që i mëson. Shkencëtarët tek EPFL në Zvicër prezantuan këtë javë në Konferencën Ndërkombëtare të Ndërveprimit Njeri-Robot projektin e tyre CoWriter, që lidhet me një robot që do të shërbejë si mësues.
Sistemi, i cili është akoma në fazë prototipi, përdor tabletët dhe një robot në formën e një njeriu për të ndihmuar nxënësit të mësojnë si të shkruajnë. Jo vetëm robotët do të mësojnë fëmijët, por edhe fëmijët do të udhëzojnë robotët, të cilët janë programuar me algoritme progresive të të shkruarit që imiton të mësuarit njerëzor. Shkrimi i robotëve do të shfaqet tek një tablet, ku fëmijët mund të korrigjojnë duke përdorur një laps digjital.
Programi pilot CoWriter është testuar tek disa shkolla fillore me fëmijë të moshës 7-8 vjeç. I gjithë qëllimi është që t’u ofrojnë edukatorëve dhe mësuesve një mënyrë për të përdorur modelin e të mësuarit duke mësuar me një “student” robot, i cili përmirëson dijet e tij gradualisht dhe më e rëndësishmja, nuk lodhet asnjëherë.