Sot gjatë ditës në Prizren ka ndodhur një rast i rëndë i një përleshjeje me armë zjarri mes disa personave.
Policia rajonale e Prizrenit ka konfirmuar për Koha.net se në këtë rast, të vdekur kanë mbetur tre persona, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një rrugë afër Spitalit rajonal të Prizrenit.
“Policia është në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo mund të konfirmojmë se nga ky incident kanë mbetur të vrarë tre persona”, kanë thënë për Koha.net zyrtarë të Policisë rajonale të Prizrenit.
Ende nuk dihet mosha e viktimave e as motivi që ka çuar deri te ky akt i rëndë.