Barcelona ka shënuar fitore më se bindëse ndaj Rayo Vallecanos në Camp Nou me rezultat 6-1, për t’u kthyer në vendin e parë të tabelës së La Ligas spanjolle.
Barcelona hyri me motivim të shtuar për ndeshjen ndaj Rayos, pas disfatës së Real Madridit ndaj Bilbaos me një fitore në horizont që do t’ia mundësonte katalanasve të kthehen në pozitën e parë.
Goli i parë nuk vonoi shumë. Ishte Luis Suarez ai që shkëlqeu në fillim kur me ndihmën e Xavit realizoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, kurse me të filluar pjesa e dytë Pique e dyfishoi epërsinëi për 2-0.
Tito u ndëshkua me të kuq te Rayo, duke lënë me pasoja ekipin e tij, e duke i dhënë mundësinë që nga penaltia të shënonte Lionel Messi, ndonëse pak i theu rregullat gjatë ekzekutimit (56′).
Messi shënoi edhe dy herë të tjera për të kompletuar hettrikun e tij në këtë takim, (63′ dhe 68′) dhe për të arritur në shifrën e 30 golave, po aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.
10 minuta pa përfunduar takimi, Dani Alves u ndëshkua me të kuq dhe Rayo realizoi nga penaltia me Buenon, kurse në minutën e fundit Suarez realizoi per 6-1 dhe rezultatin perfundimtar.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 62 pikë, një pikë më shumë se Real Madridi.
Për t’u komplimentuar është edhe Lionel Messi, i cili vetëm në vitin 2015 me impaktin e tij pavarësisht se ishte 15 gola larg Ronaldos e arriti portugezin duke barazuar statistikat me të.