Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi, në mbledhjen e sotme të grave deputete shqiptare, ka akuzuar Kryeministrin Mustafa dhe zëvendësin e tij Thaçin, për anashkalim të grave.
Ajo ka përmendur pjesëmarrjen shumë të vogël të femrave në qeveri.
Donika ka theksuar se gratë kosovare dhe femrat në përgjithësi meritojnë shumë më shumë.
Krejt në fund Kadaj ka uruar të gjitha gratë për festën e 8 marsit.