NYT: Kosovarët që dje luftuan për tokën e tyre, sot po ikin prej saj

07.03.2015 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
NYT: Kosovarët që dje luftuan për tokën e tyre, sot po ikin prej saj

Familja e gjerë Cakaj ka ndërtuar disa shtëpi këtu, përgjatë rrugës “Tony Blair”, në mes të supermarketit “Dubai” dhe bazës së ushtarëve francezë të KFOR-it, me shpresën se afërsia do t’u ofronte siguri. Por kohë më parë, familja shqiptare ka nisur të ndahet, si pasojë e ekonomisë së shkatërruar, politikës statike dhe hapjes së fundit të kufirit me Serbinë gjë e cila ka nxitur me mijëra kosovarë të ikin nga toka e tyre e trazuar në kërkim të mundësive dhe punës.

“Djali im nuk kishte mundësi tjetër”, thotë Xhevat Cakaj, “por se të shkonte në Gjermani me bashkëshorten dhe pesë vajzat e tyre”.

“Ata kishin vetëm një lopë”, thotë ai, “qumështin e së cilës e shisnin në një treg të Prishtinës, ndërsa burimi i tyre tjetër i të hyrave ishte ngasja e një minibusi derisa autoritetet lokale nuk ia bllokuan edhe këtë burim”.

“Askush nuk ikën me dëshirë”, thotë Cakaj, 64 vjeç.

Afrim Syla, 48-vjeç, nga Prishtina, i cili shet palapetë për mbijetesë dhe të cilit ditë më parë i ka ikur njëri djalë, thotë: “Dikur, kosovarët e linin jetën për këtë vend. E sot”, thotë ai, “kemi ardhur në një gjendje për të ikur me dëshirë”.

Më tej, New York Times tregon edhe mënyrën se si kosovarët po ikin nga Kosova drejt vendeve të BE-së, ndërsa tregon se numri i autobusëve që dikur mbërrinte në 12 për një natë që nisej nga Prishtina për në Beograd e pastaj për në Hungari, tashmë ka rënë në 1 apo 2.

Sameul Zhbogar, shef i Misionit Evropian në Kosovë, thotë se “do të jetë një pranverë e vështirë”, duke iu referuar kthimit të azilkërkuesve kosovarë.

Kosova, shkruan NYT, ka nisur të rimëkëmbet. Zgjedhjet e fundit nuk i sollën institucionet për gjashtë muaj, derisa partia e tashmë ish-kryeministrit Hashim Thaçi, të cilin gazeta NYT e përshkruan si “herë në luftën kundër Serbisë”, hoqi dorë nga posti i kreut të ekzekutivit për të formuar koalicionin me LDK-në, transmeton Koha.net.

Investimet direkte nga burimet e huaja janë në rreth 270 milionë dollarë në vit, gjysma e asaj që ka qenë më 2007, thotë Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Riinvest-it, një grup i pavarur që merren me hulumtime.

NYT shkruan se në Gjermani, vala e azilkërkuesve kosovarë ka rënë në rreth 200 në ditë nga 1400 sa ishte në fillim të muajit shkurt.

Kryeministri Isa Mustafa, 63-vjeç, shkruan NYT, tani përballet me sfidën e mbajtjes së shqiptarëve të Kosovës në shtëpi. Si veteran i politikës kosovare, shkruan NYT, ai ka thënë se ka shpresuar që të ulë pakënaqësinë e të rinjve duke hapur qendra sportive dhe kulturore përgjatë Kosovës – një rajon ky që të përvëlon gjatë verës, por që ende nuk ka asnjë pishinë publike – dhe duke e përmirësuar edukimin.

“Duhet t’i lirojmë njerëzit nga ky izolim”, ka thënë ai.

Analisti Abdixhiku, thotë se “nuk është e drejtë që të lihet Kosova si vrimë e zezë për ka shumë vite” gjë që limiton edhe udhëtimet afariste.

NYT shkruan se qeveritë evropiane janë të shqetësuara nga popullizmi dhe nacionalizmi në rritje dhe nga ankesat e votuesve në lidhje me imigrimin nga shtetet e BE-së siç janë Rumani e Bullgaria. Gjermania pret 300,000 aplikacione për azil këtë vit, megjithëse vitin e kaluar kishte vetëm pak më shumë se 200 mijë. Prandaj, shkruan NYT, heqja e vizave [për kosovarët] vështirë se do të ndodhë.

Zhbogar ka folur për një rritje të shpenzimeve evropiane, në rreth 90 milionë në vit, nga 80 milionë sa kishin vitin e kaluar. Gjermania dhe të tjerët kanë premtuar ndihma më të mëdha.

“Nëse s’keni lidhje dhe të afërm, nuk ka mundësi që të gjeni punë”, thotë babai i Isa Cekajt, Sherifi. “Zyrtarët”, thotë ai me inat, “nuk brengosen nëse keni punë apo jo; ata thjeshtë dëshirojnë që ne t’i paguajmë faturat”.

Sherifi 75 vjeç insiston se gjërat asnjëherë nuk kanë qenë më keq. “Më e keqja është kur jeni të gjallë, por keni vdekur. Nëse nuk do të isha kaq i moshuar, do të ikja edhe vet”, ka thënë ai./koha.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit