Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal ( RCEP),është marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë,e cila përfshin gati një të tretën e popullsisë botërore dhe rreth 30 për qind të PBB-së globale, dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.Kina e kreu ratifikimin e RCEP-it dhe ia dorezoi dokumentin Shoqatës së Kombeve të Azise Juglindore (ASEAN) ne prill,duke bërë gjithë pergatitjet e nevojëshme.
Pakti u mundëson anëtarëve të tij uljen e tarifave për një grup rregullash origjine. Një grup i përbashkët rregullash nënkupton më pak procedura dhe lëvizje më të lehtë të mallrave.
Nënshkruesit shpresojnë se ky bllok i tregtisë së lirë do të jetë një nxitje për ekonomitë e goditura nga pandemia në të gjithë rajonin, duke hequr gradualisht 90 për qind të tarifave mbi importet midis nënshkruesve, si dhe duke organizuar zinxhirë furnizimi me shumë vende dhe duke kodifikuar rregulla të reja të tregtisë elektronike .
Kina e ratifikoi RCEP-in në prill, e para midis shteteve jonënshkruese të ASEAN-it.
Ministria e Tregtisë theksoi se Kina mund të garantojë që detyrimi i uljes së taksave të përmbushet kur të hyjë në fuqi marrëveshja. Sipas kësaj ministrie, duke marrë parasysh rregullat e origjinës, doganat kanë hartuar masat e menaxhimit të origjinës të RCEP-it dhe masat e menaxhimit të eksportuesve në gjysmën e parë të vitit, të cilat do të shpallen dhe zbatohen njëkohësisht me zbatimin e marrëveshjes.
Ministria u shpreh po ashtu se ka përzgjedhur me kujdes 701 detyrimet e përfshira në marrëveshje në bashkërendim me departamentet përkatëse, duke përfshirë thjeshtimin e procedurave doganore, standardet e produkteve, hapjen e tregtisë së shërbimeve, listën negative të investimeve dhe tregtinë elektronike.
“Tani, të gjitha departamentet e përfshira në këto detyrime janë të gatshme të veprojnë sipas kontratës”, deklaroi ministria, duke shtuar se hyrja në fuqi e RCEP-it do të nxisë në mënyrë efektive integrimin ekonomik rajonal dhe rimëkëmbjen e rritjen ekonomike pas pandemisë.