Vetëvendosje në Gjilan: Po prijmë, mund të shkojmë me LDK-në në balotazh (VIDEO)

E publikuar: 17/10/2021 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan është duke festuar, pasi sipas shefes së shtabit të kësaj lëvizjeje, Arjeta Rexhepit, Vetëvendosja është duke prirë në këtë komunë.

“Nga terreni dhe nga komisionet dhe vëzhguesit tanë del që Vetëvendosje prin në Gjilan”, ka thënë Rexhepi.

“Jemi mbi 45 përqind mund të jetë që shkojmë në balotazh me Lulfi Haziri, por që VV do të fitojë:, është shprehur tutje Rexhepi.

Ndërkaq sipas sondazhit të bërë nga EXIT POLL-i në Klan Kosova, VV shkon në balotazh me LDK-në, por që sipas këtij sondazhi prin LDK-ja.