Gjendet i vdekur në banesë një shtetas rus në Shëngjin, dyshimet e para

E publikuar: 28/06/2021 08:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur i vdekur në katin e pestë të një pallati në Shëngjin.

“BalkanWeb” raporton se bëhet fjalë për një 39-vjeçarë me origjinë ruse, i identifikuar si Eduart Niksini.

Ky i fundit është gjetur pa shenja jete nga kunati, i cili ka lajmëruar më pas dhe policinë.

Dyshimet e para të uniformave blu, janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, hetimet mbi këtë rast po vijojnë.