Kelmendi: Nëse bëhem deputet, do jem zëri dhe avokati i qytetarëve në të gjitha mekanizmat institucional të vendit

E publikuar: 12/02/2021 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, i cili është kandidat për deputet në radhët e PDK-së, në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore ka kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e së dielës.

Në një postim në Facebook, ka thënë se nëse do të fitojë besimin e qytetarëve, do të jetë zëri dhe avokati në të gjitha mekanizmat institucional të vendit!

“Të nderuar miq, gjatë këtyre ditëve të fushatës kisha kënaqësinë të punojë me shumë njerëz dhe të takojë mijëra të tjerë.

Tani kemi arritur tek finalja.

Unë besojë në familjen time, familjen shqiptare,
Unë besojë tek kolegët e mi me të cilët ndërtuam bashkë bizneset gjigande, shembull për rajonin e më gjërë,
Unë besojë tek miqtë, dashamirët e bashkëpunëtorët dhe kolegët partiak,
Unë besojë tek populli im,

Andaj, nga tani mbetet në dorën tuaj, që me 14 Shkurt të votoni numrin 134 për PDK dhe numrin 16, që është numri im aty.

Nëse ju mendoni se duhet të jem në Kuvend, bëjeni një veprim të tillë.

Pas të gjitha shpalosjeve të vizionit tim për këto ditë, tani dua ta mbyllë me një premtim;

Nëse do fitoj besimin tuaj, do jem zëri dhe avokati juaj në të gjitha mekanizmat institucional të vendit”, ka shkruar Kelmendi.

Ramiz Kelmendi 16
PDK 134

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frkelmendi%2Fposts%2F2616864188438449&width=500&show_text=true&height=714&appId