Mustafa thumbon Albin Kurtin: Askush nuk është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët

E publikuar: 02/02/2021 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke aluduar në vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj ka thënë se askush nuk është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facbook shkruan se “me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës”.Lexo po ashtu:Megjithatë, Kurti takohet me drenicakët – kërkon diçka nga ata

Lexoni të plotë postimin:

Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.  Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!. /Telegrafi/