Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë, me vlera të mëdha ushqimore dhe shumë e shijshme, por edhe me një çmim të lirë.
Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit, kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
Tek brokoli gjendet luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm.
Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë e cila ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron nga toksinat.
Gjithashtu përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.
Kjo perime e gjelbër bën mrekulli edhe për zemrën por edhe për mbrojtjen e enëve të gjakut.
Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.