Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është shprehur tejet i revoltuar se si po zhvillohen ngjarjet në Kosovë, saktësisht mos veprimet jo të duhura që Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti po i bën.
Miftaraj ditëve të fundit ka qenë tejet kritikues ndaj Qeverisë Hoti, për rrjedhjen e proceseve në Kosovë, e në për veçanti shuarjen Task-Forcës anti-korrupsion.
Ai ka thënë se po të kishte shtet ligjor, kryeministri Hoti me siguri do ishte duke e kaluar natën ne qendren e paraburgimit ne Prishtinë.
“Nese Kosova do te kishte shtet ligjor dhe Prokurori qe punon ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do te kishte kaluar naten ne qendren e paraburgimit ne Prishtine ne pritje te nje procesi gjyqesor”, ka shkruar Miftaraj.
Postimi i plotë:
Nese Kosova do te kishte shtet ligjor dhe Prokurori qe punon ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do te kishte kaluar naten ne qendren e paraburgimit ne Prishtine ne pritje te nje procesi gjyqesor.
Kerkeses se Vettingut ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtines.
Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti.
Anti-vlera dhe kapja e shtetit eshte shenderruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti.