Osmani: Drejtësia të kryej punën pa presion

E publikuar: 24/06/2020 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook është shprehur se Kosovës i duhet drejtësi dhe se drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani.

“Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/