Ministri Krasniqi pret në takim udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës

E publikuar: 24/06/2020 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë.

“Ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës për objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për ta kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia”, thuhet në kumtesë.

Ministri Krasniqi u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse, që i ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”.

Krasniqi u ka shpjeguar përfaqësuesve të OAK-ut rreth pakove mbështetëse të Qeverisë së Kosovës, që do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, që parashihet të implementohet në vitin 2021, duke i përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave që i kanë bizneset”.