Lëndohet një person nga një përleshje mes disa të rinjëve në Mitrovicë

E publikuar: 24/06/2020 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një përleshje ka ndodhur sot mes disa të rinjëve në sheshin “Mehë Uka”, në Mitrovicë.

Si pasojë e kësaj përleshje është lënduar një person dhe dy të tjerë janë shoqëruar në polici.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ka ndodhur një përleshje pas një mosmarrëveshje, një person ka mbetur i lënduar dhe dy të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor”, deklaroi Zahiti./Gazeta Sinjali/