42 pacientë me koronavirus po trajtohen me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive në QKUK

E publikuar: 24/06/2020 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në raportin e sotëm të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.

Bëhet e ditur se 42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike”, njofton QKUK, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë  3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e tyre. /GS/