Aktivisti i AAK-së, Driton Bardheci, i cili muaj më parë protestoi kundër qeverisë së Albin Kurtit kundër heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë, ka marrë një post të rëndësishëm në qeverinë që po e udhëheq Avdullah Hoti.
Bardheci sot është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, transmeton “Zeri.info”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar kryetarin e partisë Ramush Haradinajn për besimin e dhënë.
“Sot u emërova zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. E falënderoj kryetarin Ramush Haradinaj dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë! Është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua që t’i shërbej shtetit tim dhe gjithë juve që më mbështetët në çdo periudhë”, ka shkruar Bardheci.
Ai është zotuar se do të përkushtohet plotësisht me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale “në mënyrë që të përballemi suksesshëm me të gjitha sfidat gjatë reformës së sistemit arsimor”. /Zëri