Mitrovicasja Hanife Osmani, e vetmja e përzgjedhur në programin IVLP, të organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan

E publikuar: 09/02/2020 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mitrovicasja Hanife Osmani e vetmja kosovare e përzgjedhur në programin e organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan “International Visitor Leadership Program” (IVLP) “Not Too Young to Run”, i cili do të jetë i fokusuar në politikanet e reja të cilat synojnë të garojnë për pozita politike.

Postimi i plotë:

Sot mora lajmin nga diplomatet e Ambasades Amerikane në Prishtinë, të cilet më njoftuan se pas një gare mjafte kompetitive me nominime nga e gjithë bota, i’a dola të jem pjesë e këtij programi:

Përfshirja dhe angazhimi politik nuk ka si të filloj më mbarë. Shumë e lumtur si e përzgjedhur në programin më prestiogjoz të Departamentit te Shtetit Amerikan International Visitor Leadership Program (IVLP) “Not Too Young to Run”, i cili do të jetë i fokusuar në politikanet e reja të cilat synojnë të garojnë për pozita politike. Programin disa javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do e ndjek në Mars të vitit 2020 në Washington DC.

E pêrzgjedhura, znj. Hanife Osmani