Banka Qendrore e Kosovës ka mbyllur sot dy institucione mikrofinanciare. Lajmi është bërë i ditur në një konferencë të jashtëzakonshme.
Dy institucionet mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga BQK.
Këtë e tha Guvernatori i BQK së, Fehmi Mehmeti.
“Sot Bordi i BQK-së duke u bazuar në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin për institucionet mikrofinanciare Monego dhe Iute Credit. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, ka thënë Mehmeti.
“Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që kanë rezultuar më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan. Normat janë jashtë çdo standardi”, tha tutje ai.
Ka shtuar se “BQK është përpjek me i shty me ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ato kanë dështu me i ndërmarrë këto veprime.
“Kanë paraqitur rrezik edhe për stabilitetin bankar në Kosovë”, ka thënë ai.
Mehmeti tha se “janë revokuar licencat, është emëruar likuidatori, kredimarresit do t’i kthejnë kreditë likudatore”.