I kërkojnë nga 100 euro ryshfet, arrestohen dy punëtorë të KEDS’it

E publikuar: 02/12/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy punëtorë të KEDS’it janë arrestuar sot në Pejë pasi që akuzohen për marrje ryshfeti.

Të dyshuarit G.G. i lindur në vitin 1965 K/Shqiptar dhe B.Th., i lindur 1974 K/Shqiptar, janë arrestuar pasi që kishin shkuar në shtëpinë e viktimës dhe i kishin thënë se po “harxhon shumë rrymë”.

Të njëjtit kanë kërkuar nga 100 euro secili nga viktima.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit dhe pasi që viktima ka bashkëpunuar me këta të fundit duke lënë takim për dorëzimin e parave në dorë ndaj dy të akuzuarve.

Ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës lidhur me rastin:

/Express/