Fuqizimin e lidhjeve me SHBA-të, Kadri Veseli e përmendi edhe sot në tubimin elektoral në Drenas.
Ndërkaq, përsëriti akuzën për Albin Kurtin e Isa Mustafën se janë koalicion i izolimit.
Ai u premtoj drenicasve se stadiumi kombëtar do të ndërtohet në qytetin e tyre.
Kur bëhet bashkë Drenica fiton gjithmonë Partia Demokratike e Kosovës. E kur fiton Partia Demokratike e Kosovës fiton gjithmonë KOSOVA. 🇽🇰
Falemnderit Drenas për këtë pritje madhështore!
Më 6 tetor duhet të fitojë koalicioni i shpresës i udhëhequr nga PDK-ja në partneritet me Amerikën, jo koalicioni i izolimit dhe korrupsionit i partive tjera.
Vetëm një Qeveri e udhëhequr nga ne mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë!
Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112