Koordinohen partnerët e koalicionit: Limaj e Pacolli i mbledhin zyrtarët dhe hanë darkë!

E publikuar: 21/09/2019 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partnerët e koalicionit NISMA, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësië janë takuar në një nga kafenetë e Prishtinës.

Në fotografi shihet se lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj dhe ai i AKR’së, Behgjet Pacolli janë takuar të shoqëruar nga njerëz të afërt të tyre.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ish-ministri Endrit Shala, Dardan Gashi dhe të afërm të tjerë të dy liderëve politikë.

Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli ishin së bashku në koalicionin qeverisës të njohur si PAN, ku ishin pjesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.