Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pohuar se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës.
“Si qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës”, thotë Haradinaj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot, në Amfiteatrin e Fushë Kosovës për të shënuar Javën e Egjiptianëve të Kosovës, shpreha falënderimin dhe respektin për angazhimin që ky komunitet ka dhënë për zhvillimin e vendit tonë. Komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e të gjitha proceseve shtetndërtuese të Kosovës, dhe si Qeveri e vendit do të bëjmë përpjekje të pandalshme për përfaqësim të barabartë të këtij komuniteti jo vetëm në punësime, por edhe atëherë kur merren vendime dhe diskutohet për fatin e Kosovës. Komunitetet janë vlerë e vendit tonë dhe diversiteti është pasuri!