Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodentët ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë, me të cilët ka mbajtur një diskutim të hapur.
Gjatë këtij diskutimi, kreu i ekzekutivit, u ka thënë gazetarëve se Kosova është seriozë për dialogun me Serbinë dhe vendi po e lufton korrupsionin
Po ashtu Haradinaj ka thënë se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara.
Postimi i plotë:
Diskutim i hapur dhe përmbajtësor me një grup gazetarësh nga Vjena dhe korrespodent ndërkombëtarë që punojnë në kryeqytetin e Austrisë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e tyre, theksova se Kosova ka shënuar progres të madh në këto vite nga çlirimi i saj, por vazhdon të ketë edhe shumë sfida përpara. Potencova faktin, se vendi ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se jemi të përgjegjshëm karshi detyrimeve tona si shtet.
Sa i përket dialogut, Kosova është palë serioze për dialog të kornizuar, që çon në marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke, derisa në çështjet e brendshme, po punojmë dhe kemi shënuar progres në fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, jemi orientuar në forcimin e edukimit, me fokus të veçantë edukimin dual. RH