Daçiq në zor: Puna ime është që të siguroj që asnjë shtet më të mos e pranojë Kosovën

E publikuar: 24/05/2019 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se puna e tij është që të sigurojë që asnjë vend tjetër të mos e njohë Kosovën.

“Do të shkoj gjithkah, kjo është puna ime”, ka thënë Daçiq për RTS-në.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se Serbia është e suksesshme në politikën e të bindurit të shteteve që ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe se kjo u pengon disa vendeve perëndimore.

Daçiq ka thënë se në shumë vende me të cilat Serbia po i përtërin marrëdhëniet nuk është shkuar me disa dekada, transmeton N1.

Të përkujtojmë, Daçiq ka qenë disa ditë në vizitë në Somali dhe ka qëlluar në pallatin presidencial në Mogadish në takim me kryetarin e atij vendi në çastin e një sulmi terrorist.

Daçiq ka deklaruar se Somalia do ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës.