Veseli kërkon të ndahen miliona euro për Telekomin

E publikuar: 14/05/2019 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se nëse është nevoja duhet të jepen edhe dhjetëra miliona euro që të shpëtohet Telekomi i Kosovës.

“Është mirë që t’i ndihmohet Telekomit, të gjendet përkrahje, jo në shpenzime por në projekte, qoftë nevoja që të derdhen edhe dhjetëra miliona euro. Projekte që e nxjerrin Telekomin nga falimentimi dhe falja”, tha Veseli.

Në seancën e sotme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se në Telekomin e Kosovës, PDK-ja ka punësuar të afërm të saj.

E për këtë, Veseli tha se në Telekom edhe Konjufca do të mund të ketë të afërm të punësuar.