Gruaja që nuk i njeh as fytyrat e familjarëve të saj diagnostikohet me një çrregullim të rrallë

E publikuar: 07/03/2019 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ishte një problem shumë i madh në jetën time, sidomos në fillim, kur unë nuk isha e vetëdijshme për këtë sëmundje dhe nuk i përshëndesja as njerëzit e familjes në rrugë.

Ky çrregullim është rezultat i një dëmtimi të trurit, përkatësisht pjesës se trurit e cila është përgjegjëse për njohjen e fytyrave.

“Unë mund të dalloj sytë, veshët, gojën por është shumë e vështirë për trurin tim t’i bashkoj këto pjesë për të formuar një imazh të një fytyre të njohur më parë”, shpjegon Boo James, e prekur nga ky çrregullim.

Janë duke u bërë përpjekje për zbulimin e saktë të pjesëve të trurit të cilat ndikojnë në paraqitjen e kësaj sëmundjeje dhe më pas do të mund të krijohen teknika dhe terapi për të përmirësuar simptomat e saj – shkruan Bbc, raporton Gazeta Express

Kohëve të fundit janë krijuar shumë grupe ndihmuese për këta të prekur, duke u dhënë shpresë se shumë shpejt do të zbulohet trajtimi i duhur për ta./GazetaExpress