Ja arsyeja se pse fëmijët qajnë gjithmonë kur janë në aeroplan

E publikuar: 06/03/2019 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurisht qe mund të ketë shumë shumë arsye që nje fëmijë te qaj gjatë një udhëtimi me aeroplan duke filuar nga ambienti jokomfort, lodhje apo pagjumësi.

Arsyeja kryesore është një problem i cili shfaqet në veshin e mesëm të fëmijëve, përkatësisht tubin e Eustahut, i cili nuk funksionon mirë për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit. Anatomia e veshit tek të rriturit ka shumë dallim nga ajo e fëmijëve për këtë arsye ata nuk mund ta përballojnë mirë këtë situatë.

Tubi i Eustahut është një kanal i cili lidh pjesën e epërme të fytit dhe atë të pasme të kavitetit nazal. Funksioni bazik i këtij tubi është stabilizimi i presionit të veshit të mesëm duke e bërë atë të njëjtë me presionin e ambientit të jashtëm.

Kur ju udhëtoni me aeroplan, atëherë shtypja e ajrit ndryshon, duke shkaktuar kështu probleme të cilat qojnë në bllokimin e veshëve. Të rriturit mund ta kontrollojnë këtë problem, mirëpo fëmijët nuk mund ta bëjnë këtë.

“Zakonisht këshillohet që fëmijës t’i jepet diçka për të pirë apo ngrënë në mënyrë që të çlirohen veshët dhe tubi i Eustahut të funksionojë normalisht,“  shkruan revista shkencore LiveScience dhe raporton gazeta Express.

Gjithsesi ky është një problem i cili zgjat shumë pak, dhe nuk shkakton ndonjë dëmtim serioz./Express/