Me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, dhe Ministrisë së Diasporës ka organizuar një koktej/rasti, për përfaqësues të institucioneve suedeze, përfaqësuesit diplomatik dhe diasporën kosovare ne Suedi.
Me këtë rast u hap edhe ekspozita e dizajneres së njohur kosovare Arbresha Hoxha, ekspozite kjo e cila mori vëmendje të madhe të pjesëmarrësve te këtij eventi, Ekspozitat e Hoxhës vazhdon të hapen edhe ne pjesën tjetër te Evropës veriore, si ne rastin e organizimit ne Suedi, vend ky i cili për nga numri i diasporës tone ne Evrope është i treti pas Zvicres dhe Gjermanisë.
Me këtë rast Hoxha falënderon Ambasadën e Republikës se Kosovës ne Stokholm për organizimin e kësaj ekspozite.