Ymeri sërish për pagën minimale, thotë se rritja e saj ul pabarazinë

E publikuar: 06/02/2019 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Ymeri, gjatë një konference që e ka thirrur PSD-ja për media, ka folur sërish për pagën minimale në Kosovë.

Ka thënë se paga aktuale minimale është më e ulëta në rajon. Sipas tij, ajo nuk e mbulon as për së afërmi minimumin e jetesës.

Ymeri ka thënë se rritja e saj edhe e ul pabarazinë në të ardhura, edhe e rrit mirëqenien e përgjithshme.

“Rritja e saj e rrit sasinë e parave që qarkullojnë në treg. E rrit fuqinë blerëse. Interpelanca që e ka thirrur PSD-ja ka për qëllim që të ngrihet debati rreth kësaj çështjeje. Ekonomia e shoqëria zhvillohen bashkërisht. Edhe rritja e pagës minimale nuk ndikon negativisht në punësim, por do ta rris atë. PSD-ja po propozon që ta nisim diskutimin në Kuvend e pastaj të shikohet se si të rritet kjo pagë”, ka thënë Ymeri, raporton Koha Ditore.

Interpelancën ka thënë se presin që ta mbajnë në Kuvend brenda dy javësh.