Gjigandi Japonez i elektronikës Toshiba prezantoi sot hardisqe të reja. Ato quhen MG08 dhe sipas Toshiba janë hardisqet me regjistrimit konvencional magnetik me kapacitetin më të lartë aktualisht në treg.
MG08 ka më shumë kapacitet se disqet 12TB dhe 14% më shumë sesa modelet e hershme, konkretisht 16TB.
Ato janë kompatibël me të gjitha aplikacionet dhe sistemet operativ.
Hardisqet sillen në 7,200rpm dhe çdo vit mund të shkruajnë 550TB hapësirë. Madhësia e tyre është 3.5-inç.
Toshiba beson se disqet e reja do të ulin efektet e ekspansionit të madh të të dhënave që kemi vënë re në vitet e fundit.
Ato dalin në shitje në tre mujorin e parë të 2019-ës dhe u dedikohen sipërmarrjeve. /PCWorld Albanian