Një student pranoi fajësinë e një prej sulmeve më të mëdha kibernetike në Gjermani i cili shokoi mbarë skenën politike vendase.
Policia nuk dha emrin e 20 vjeçarit i cili nuk është një ekspert kompjuterik. Përveç kësaj ai arriti të aksesonte të dhënat personale të 1,000 personave përfshirë Kancelaren Merkel, politikanë dhe gazetarë.
Ai u arrestua ndërsa policia ushtroi kontroll në një banesë të Dielën. Hetuesit gjetën një kompjuter që i dyshuari e kishte hequr nga përdorimi dy ditë përpara kontrollit.
Djaloshi është liruar dhe po bashkëpunon me hetuesit. Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se kishte vepruar i vetëm në vjedhjen dhe publikimin e të dhënave.
Kur u bë publik hakimi dyshimet ranë mbi hakerët Rusë edhe pse Kremlini vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë.
Dhjetëra politikanë me përjashtim të atyre që i përkisnin ekstremit të djathtë AfD u prekën nga sulmi.
Ditën e Enjte televizioni ARD raportoi se hakerët kanë publikuar të dhënat personale të qindra politikanëve Gjermanë nga partitë kryesore në vend. /Pcworld Albanian