Pas një sezoni pushimesh të suksesshëm, Sony PlayStation 4 është pranë rekordeve.
Kompania tha ditën e Hënë se kanë shitur 5.6 milion njësi PS4 duke dërguar në total numrin e konsolave të shitura në 91.6 milion.
Me 5 vite në treg, ajo është konsola më popullore në botë.
Microsoft që i ka shpallur luftës Sony, nuk ka publikuar shifrat të fundit për numrin e Xbox One të shitur.
Ndërsa Nintendo ka pasur një vit të suksesshëm me modelin Switch dhe është konsola me shitjet më të larta në ditët e para.
Përtej harduerit Sony ka publikuar disa statistika titujsh me 50 milion tituj të shitur dhe të paktën 9 milion kopje të Spiderman.
Deri më sot janë shitur 876 milion lojëra PS4. /PCWorld Albanian