Ryan Giggs dhe Gary Neville kanë vetëm fjalë të mira për punën e bërë të trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester Unitedit.
Ka qenë fillimisht Ryan Giggs që ka thënë se yjet si Paul Pogba dhe Marcus Rashford po e shfaqin më së miri potencialin e tyre.
Lojtarët nën Jose Mourinhon kishin humbur motivin për të luajtur, ndërsa marrëdhënia e trajnerit me lojtarit nuk ishte më e mira.
Ole Gunnar Solskjaer. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
“Ishte ndeshja e parë në shtëpi për Ole si trajner. Gjithçka shkoi pozitivisht. Performanca dhe rezultati ishin të kënaqshme. Mendoj se të gjithë e prisnin këtë kthesë të skuadrës. Lojtarët e mëdhenj janë duke u kthyer si të tillë”.
“Pogba me golat e tij, David me formë të shkëlqyeshme në portë dhe Marcus po bëhet gjithnjë e më i mirë në çdo lojë”.
Edhe Neville ka vetëm fjalë të mira, ndërsa e cilëson Pogban si mesfushorin më të mirë në Evropë.
Solskjaer, duke përshëndetur tifozët . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
“Ata kanë lojtarin më të mirë në fushë, ndoshta mesfushorin më të mirë në Evropë. Paul Pogba po shkëlqen, por duke mos i harruar 18 muajt zhgënjyes që erdhën për shkak të marrëdhënieve me trajnerin”, ka deklaruar Neville.
Manchester United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer ka marr dy fitore radhazi dhe atë mjaftë bindëse. /Telegrafi/

















