Jeison Murillo ka kompletuar huazimin nga Velancia te Barcelona.
Mbrojtësi kolumbian që ishte i lënduar këtë edicion, ka luajtur vetëm në tri ndeshje zyrtare.
Por Barcelona vendosi ta marrë lojtarin në huazim për dy milionë euro me të drejtë blerje në fund të stinorit për 25 të tjera.
📍 Ciutat Esportiva Joan Gamper
💪 @JeisonMurillo19
🔵🔴 #EnjoyMurillo pic.twitter.com/FaXdMUpq6L— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 20, 2018
Me të veshur fanellën e Barcelonës, kolumbiani ka folur për këtë transferim të tij.
“Sot kam realizuar një ëndërr. Kam ardhur me qëllim për të ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë të mundshme dhe do të mundohem ta shijoj”, u shpreh Murillo.
⚽️ #EnjoyMurillo
Jeison Murillo’s first day at Barça!
🔵🔴 pic.twitter.com/kyuIynHoeH— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 20, 2018
Ish-anëtari i Interit dhe Granadas ka thënë se shpreson t’i shkojë mirë aventura në Camp Nou, ndërsa ka folur edhe për karakteristikat e tij.
“Shpresoj që të shkojë gjithçka mirë me Barcelonën”.
“Jam i shpejtë dhe inteligjent. Di të luaj mirë me topin në këmbë dhe jam një luftëtar”, u shpreh Murillo. /Telegrafi/


















