Torres: Juventusi duhet të brengoset nga Atletico

E publikuar: 21/12/2018 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Torres beson se shorti i Juventusit me Atletico Madridin duhet t’i brengosë mjaft shumë Bianconerët.

Torres i cili është legjendë e Atleticos thotë se madrilenët nuk kanë frikë nga askush në Ligën e Kampionëve.

Madje, sulmuesi i cili ka kaluar në Japoni te Sagan Tosu beson se Atletico duhet ta brengosë mjaft shumë Juventusin.

Fernando Torres. (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Çka ja kam frikën Juventusit?”.

“Nëse Atletico luan ashtu sikurse di dhe e menaxhon lojën dhe mban mentalitetin, atëherë Juventusi duhet të jetë shumë i brengosur”.

“Cristiano Ronaldo? Atletico nuk ka frikë nga asgjë dhe askush”, u shpreh Torres.

Juventusi dhe Atletico përballen në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/