Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka në mendje dy prioritete të transferimit, një mbrojtës qendror dhe një mesfushor të krahut të djathtë.
Legjenda norvegjeze erdhi para dy ditësh në postin e trajnerit të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.
Megjithatë, Solskjaer e di se me grupin aktual të futbollistëve nuk mund të bëjë më shumë se portugezi dhe medoemos duhet të ndërhyj në tregun e transferimeve.
Edhe zëvendëspresidenti ekzekutiv Ed Woodward e kupton se ka mangësi në skuadër dhe do të sigurojë fonde për transferime të trajnerit norvegjez.
Solskjaer vjen si trajner i përkohshëm te Unitedi
Sipas mediumit britanik The Mirror, trajnerit të përkohshëm do t’i jepen deri në 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro për të shpenzuar në janar.
Objektivat e trajnerit dhe Unitedit janë transferimi i një mbrojtës qendror dhe një mesfushor të krahut të djathtë.
Toby Alderwiereld (Getty Images)
Në repartin e mbrojtjes prioritet është Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Në anën tjetër, në krahun e djathtë të mesfushës favorit është Douglas Costa i Juventusit. /Telegrafi/
Douglas Costa (Getty Images)


















