Kalidou Koulibaly është bërë ndër mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.
Senegalezi ka shkëlqyer me fanellën e Napolit vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Chelsea, Manchester United, PSG e Bayern Munich janë ekipet që kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin.
Por së fundmi në garë për Koulibalyn është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.
Kampionët e Evropës janë të gatshëm ta bëjnë Koulibalyn mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)
Sipas Marcas, Los Blancos janë gati të bëjnë ofertë prej 120 milionë euro në drejtim të Napolit për qendërmbrojtësin.
27-vjeçari iu bashkua Napolit në verën e vitit 2014 nga Genk për vetëm tetë milionë euro.
Kontrata aktuale e senegalezit me Napolin është deri në qershor të vitit 2023.
Gjatë verës së kaluar, Napoli kishte refuzuar 70 milionë euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin e tyre. /Telegrafi/

















