U21: Kosova dhe Shqipëria në Grupin 3 për kualifikimet e EURO 2021

E publikuar: 11/12/2018 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë ka përfunduar shorti dhe janë publikuar edhe grupet e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2021 për U21 (nën 21 vjeç).

Përfaqësuesja e Kosovës është renditur në Grupin 3 së bashku me Kombëtarën e Shqipërisë.

Në të njëjtin grup është edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andora. Ndërsa më poshtë keni orarin e plotë:

Kualifikimet:

Xhiro e parë: 18-20 mars 2019

Xhiro e dytë: 3-11 qershor 2019

Xhiro e tretë: 2-10 shtator 2019

Xhiro e katër: 7-15 tetor 2019

Xhiro e pestë: 11-19 nëntor 2019

Xhiro e gjashtë:  23-31 mars 2020

Xhiro e shtatë: 31 gusht-8 shtator 2020

Xhiro e tetë: 5-3 tetor 2020

Play-offi: 9–17 nëntor 2020

Finalet: qershor 2021

Shpresojmë që Përfaqësuesja dhe Kombëtarja U21 të kenë paraqitje sa më të mirë në fazën e grupeve. /Telegrafi/